BE kërcënon Britaninë: “Nuk eksportojmë më vaksina nëse s’ka reciprocitet”
BE mund të ndalojë eksportet e vaksinave Covid-19 në Britani për të mbrojtur dozat për qytetarët e saj nëse MB nuk fillon të dërgojë vaksina në bllok, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.
“Ne duam të shohim reciprocitet dhe proporcionalitet në eksporte dhe ne jemi të gatshëm të përdorim cilindo mjet që na nevojitet për këtë,” tha Ursula von der Leyen të Mërkurën. “Kjo ka të bëjë me sigurimin që Evropa të marrë pjesën e saj të drejtë.”
Ajo tha se BE kishte marrë më shumë se 300 kërkesa për dërgesa të vaksinave jashtë shtetit gjatë gjashtë javëve të fundit dhe refuzoi vetëm një, dhe blloku kishte eksportuar 41 milion doza në 33 vende.
“Kjo tregon se Evropa po përpiqet ta bëjë bashkëpunimin ndërkombëtar të funksionojë,” tha ajo. “Por rrugët e hapura drejtohen në të dy drejtimet … Është e vështirë t’u shpjegohet qytetarëve tanë pse vaksinat e prodhuara në BE po shkojnë në vendet e tjera që gjithashtu prodhojnë vaksina, por vështirë se diçka do kthehet.”
Von der Leyen tha se blloku kishte eksportuar 10 milion doza në MB në gjashtë javët e fundit, duke e bërë atë “vendi numër një për sa i përket eksporteve nga BE”.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.