BE merr më shumë kompetenca mbi sistemet e shëndetësisë së vendeve anëtare – “Mësim i marrë nga pandemia”
Brukseli po kërkon një ndryshim të madh të kompetencave ndaj agjencive shëndetësore të BE, duke paralajmëruar se qasja jokoherente e Evropës ndaj pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar “konfuzion dhe mosbesim”.
Komisionerja e BE për shëndetësinë, Stella Kyriakides, tha se mungesa e gatishmërisë së bllokut për krizën kishte nënkuptuar kujdes nën standardin e duhur për pacientët dhe kishte lënë mjekët pa qasje në burime vitale.
Në kulmin e valës së parë të pandemisë, qeveria italiane goditi mungesën e solidaritetit brenda BE pasi thirrjet e saj urgjente për burime mjekësore nga qeveritë e tjera evropiane u injoruan.
Sipas një rregulloreje të re mbi kërcënimet serioze ndërkufitare për shëndetin e propozuar nga komisioni Evropian të mërkurën, vendet anëtare të BE do të jenë të detyruara të raportojnë mbi kapacitetet e sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor, ndërsa planet e krizës kombëtare do të shqyrtohen nga zyrtarët e bllokut për dobësi.
BE do të krijojë një sistem të forcuar të mbikëqyrjes duke përdorur inteligjencën artificiale për të parë çdo shpërthim të sëmundjes ose dobësi në kapacitetin e kujdesit shëndetësor brenda territorit të saj.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.