BE, ndihmë për tërmetin – Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane nis ndërhyrjen në Shqipëri
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane do të nisë zyrtarisht ndërhyrjen në Shqipëri. Së bashku me Emergjencat Civile Shqiptare, përfaqësues të këtij mekanizmi do të ndërhyjnë në zonat që janë prekur më shumë nga tërmeti i 21 shtatorit. Sipas zyrtarëve, tetë shtete të Bashkimit Europian kanë dërguar në Shqipëri ndihma të ndryshme si furnizime të ndihmës së parë, gjeneratorë, çadra emergjence dhe ushqime.
Aktualisht, Shqipëria nuk është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, por po përfiton nga ndihma e vendeve të BE. Ky mision në vendin tonë pritet të zgjasë për rreth dy javë.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane do nisë ndërhyrjen në Shqipëri, pas tërmetit të 21 Shtatorit.#Solidaritet🇪🇺🤝🇦🇱
Posted by Olta Xhacka on Saturday, September 28, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.