BE nis hetimet – Skandali me mishin në Poloni, dërgon ekip inspektorësh
Komisioni Europian do të dërgojë një ekip inspektorësh në Poloni pas skandalit më të fundit mbi eksportet e mishit të infektuar në vendet e unionit.
Polonia është një vend eksportuese të mishit, dhe një material televiziv i disa ditëve më parë tregonte qartë se si një kompani polake vriste lopët e sëmura e më pas mishin e tyre e shiste për konsum njerëzor. Polonia prodhon rreth 560 mijë tonë mish në vit, me 85% që eksportohet drejt vendeve të Bashkimit Europian, përfshirë Britaninë, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë.
Policia dhe autoritetet polake ndërkohë kanë nisur tashmë një hetim në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë në Europë, shqetësimi në lidhje me këtë skandal ka qenë jo i vogël gjatë këtyre ditëve. Reporteri i televizionit privat polak TVN u punësua si kasap në kompaninë në fjalë dhe në punë morri urdhra të qartë për të vrarë lopët e sëmura dhe bërë gati mishin e tyre për ta hedhur në treg për konsum për njerëzit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.