BE paralajmëron: Pengesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut ‘rrezikojnë sigurinë e Europës’
Bashkimi Europian paralajmëroi Bullgarinë se rrezikon minimin e sigurisë në Ballkan – dhe Europën më gjerë – nëse vazhdon të bllokojë bisedimet e anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut ka eliminuar një numër pengesash në vitet e fundit – duke përfshirë ndryshimin e emrit të saj – në mënyrë që të përparojë me bisedimet për t’u bërë një anëtare e BE.
Sidoqoftë, Bullgaria, fqinji i saj në lindje, tani ka nxjerrë kundërshtime, për të cilat zyrtarët e BE thonë se “mund të rrezikojnë masivisht sigurinë e Europës”.
Ministri gjerman i Çështjeve Evropiane Michael Roth, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE, tha se vendi i tij po bën gjithçka mundet për t’i dhënë fund bllokimit, por diplomatët e BE janë skeptik do të mund të bëhet një përparim së shpejti.
“Çdo gjë tjetër do të ishte një gabim shumë i rëndë politik në kurriz të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin perëndimor dhe që në fund të fundit do të rrezikonte masivisht sigurinë e Europës si një e tërë – dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë,” u tha Roth gazetarëve. (Euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.