BE përforcon sanksionet ndaj Koresë së Veriut
Bashkimi Europian ka shtuar të enjten masat shtrënguese ndaj Koresë së Veriut duke përforcuar regjimin e sanksioneve të vendosura nga rezolutat e Këshillit të Sigurisë pranë Kombeve të Bashkuara.
Këshilli i Europës vendosi të zgjerojë ndalimin e çdo investimi në Republikën Demokratike Popullore të Koresë në fushat e mëposhtme:
- Industria e prodhimit të armëve dhe çdo industri e lidhur me të
- Metalurgjia
- Punimi i metaleve
- Aeronautika hapësinore
KiE vendosi gjithashtu të ndalojë ofrimin e disa shërbimeve, kryesisht kompjuterike drejt:
- Minierave
- Prodhimit të kimikateve
- Industrisë së përpunimit të mineraleve
Shkaku i marrjes së këtyre masave është shkelje e disa hershme e rezolutave të Këshillit të Sigurisë nga Koreja e Veriut. BE i bën thirrje këtij shteti të heqë dorë nga kërcënimet ndërkombëtare ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe të angazhohet në një dialog të besueshëm me komunitetin ndërkombëtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.