BE po konsideron ‘hapa të mëtejshëm’ kundër Rusisë: “I patolerueshëm trajtimi i protestave”
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të konsiderojnë “hapa të ardhshëm” të mundshëm kundër Rusisë pasi kombet perëndimore dënuan trajtimin e ashpër të Kremlinit ndaj demonstruesve që kërkonin lirimin e politikanit të opozitës Alexei Navalny.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e BE kritikuan qeverinë e Vladimir Putin të Dielën, me Ministrin e Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian, duke përshkruar arrestimin masiv të mijëra protestuesve në disa qytete të Rusisë si “një fyerje e patolerueshme” dhe “rrëshqitje drejt autoritarizmit”.
Përleshjet shpërthyen në Moskë, Shën Petersburg, Vladivostok dhe qytete të tjera të Shtunën dhe disa protestues u përleshën me policinë. Dhjetëra njerëz u plagosën.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka bërë thirrje që BE të rritë sanksionet kundër Rusisë për trajtimin e Navalny, i cili u arrestua në 17 Janar ndërsa u kthye në Rusi nga Gjermania për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor.
Manfred Weber, një konservator i vjetër gjerman dhe shefi i grupit të qendrës së djathtë EPP në parlamentin e BE, i tha gazetës RND se arrestimi i protestuesve nuk duhet të tolerohet dhe se Rusia duhet të përballet me sanksione financiare.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.