BE prezanton paketën e shpëtimit, 750 miliardë euro grante dhe kredi, për të luftuar efektet e Covid-19
Komisioni Europian prezantoi planin për të marrë hua në tregje e më pas të disbursojë 750 miliardë euro në grante dhe kredi drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’i ndihmuar ato që të rimëkëmbje nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e parasë do të shkojë drejt Italisë dhe Spanjës, dy vendet më të goditura nga pandemia, që do të marrin së bashku 313 miliardë euro në grante dhe kredi. Objetkvi synon gjithashtu të mbrojë tregun e përbashkët europian prej 450 milion njerëz që po goditet nga pabarazia e rritjes ekonomike dhe niveleve të pasurisë, ndërkohë që blloku del nga recesioni më i keq në historik, që pritet këtë vit.
Nga 750 miliardë euro, 2/3 do të jenë grante të financuara nga huamarrja e përbashkët dhe 1/3 do të jetë në formën e kredive. Grantet, pavarësisht se kanë qenë subjekt i debatit, nevojiten për shkak se Italia, Spanja, Greqia, Franca dhe Portugalia, kanë nivele të larta të boxhit dhe varen shumë nga turizmi, që është ndaluar si pasojë e pandemisë. Këto do ta kenë më të vështirë për të rinisur ekonomitë nëpërmjet huamarrjes, se vendet me buxhet të balancuar në Veri.
Euro u rrit ndjeshëm pas lajmërimit, duke prekur 1.1022 kundër dollarit, nga 1.0932 që qëndronte më parë. Paketa e rimëkëmbjes do të jetë një shtesë tek buxheti afat-gjatë i Bashkimit Europian për 2021-2027, që komisioni do ta propozojë në 1.1 trilionë euro. “No total, ky Plan Europian i Rimëkëmbjes, do të caktojë 1.85 trilionë euro për të mbështetur nxitjen e ekonomive dhe siguruar mbarëvajtjen e Europës”, bëri të ditur Komisioni në një dokument të quajtur “Momenti i Europës: Rregullim dhe Përgatitje për Gjeneratën e Ardhshme”.
Grantet në 500 miliardë euro përputhen me kërkesat e 2 ekonomive më të mëdha, Francës dhe Gjermanisë, pavarësisht se disa vende, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Hollanda, kërkojnë një paketë të bazuar vetëm tek kreditë. Komisioni propozoi të ardhura të reja në buxhet në formën e taksës mbi plastikën, skemës së emetimeve të dioksidit të karbonit dhe taksës së shërbimeve dixhitale. Komisioni propozoi gjithashtu se buxheti duhet të marrë një pjesë më të madhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që paguhet nga qeveritë tek Bashkimi Europian.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.