Eurostat zhvlerëson Eurozonën – Ul rritjen ekonomike, industria “fajtore”
Ekonomia e Eurozonës u rrit nën pritshmëritë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, si pasojë e rënies më të madhe të prodhimit industrial në më shumë se 4 vite gjatë Dhjetorit, tregojnë të dhënat e fundit të zyrës së statistikave të Bashkimit Europain.
Eurostat vlerëson se, Prodhimi i Brendshëm Bruto i rajonit të monedhës së përbashkët u rrit me 0.4% gjatë tremujorit të fundit të 2016-ës.
Edhe vlerësimet për rritjen ekonomike përgjatë të gjithë vitin u rishikuan në territor negativ, në 1.7% nga 1.8% që projektohet më parë.
Zhvlerësimi i Eurozonës vjen kryesisht falë rënies drastike të prodhimit gjatë Dhjetorit, me 1.6% në krahasim me Nëntorin, që është edhe rënia më e madhe që prej muajit Shtator të vitit 2012.
Projeksionet e tregjeve flisnin për një rënie me vetëm 1.5%. Gjithsesi në terma vjetorë, prodhimi industrial u rrit me 2%, nga 3.2% rritje që raportohej në muajin Nëntor. Rënia më e madhe e prodhimit është regjistruar në produktet jetë-gjatë, si dhe në energji.
Roel Korkuti/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.