BE “shkund” politikën – Soreca: Gjeni zgjidhje, riktheni stabilitetin
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca i bën apel opozitës dhe qeverisë që të gjejnë të “mesmen e artë” në mënyrë që situata politike t’i kthehet stabilitetit dhe të zhvillohen normalisht zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Deklarata e Ambasadorit Soreca u bë pas një takimi të zhvilluar me Komisionerin Për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ku theksoi se Bashkimi Europian vlerëson pozitivisht rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale ndërsa ofron edhe 400 mijë euro për implementimin e plotë të legjislacionit europian.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.