“BE subvencionon ende Aribus” – Vendimi i OBT mund të ashpërsojë tarifat nga SHBA!
Organizata Botërore e Tregtisë hodhi poshtë pretendimin e Bashkimit Europian se nuk ofron më subvencione ndaj Airbus, duke nxitur Shtetet e Bashkuara që të rrisin tarifat ndaj mallrave europianë.
Një raport i ri nga organizata në Gjenevë zbuloi se modelet Airbus A380 dhe A350, vazhdojnë të subvencionohen si pasojë e kredive të shkuara të qeverive europiane.
Sekretari i Tregtisë në SHBA, Robert Lighthizer, tha se vendimi konfirmon që subvencionet europiane ndaj Airbus, vazhdojnë të dëmtojnë industrinë e aeronautikës në SHBA.
Ai shtoi se duhen veprime të tjera të ashpra për të zhdukur këto subvencione që shtrembërojnë tregun. Ky ishte zhvillimi i fundit në luftën tregtare përtej oqeanit Atlantik, që përfshin pretendime nga të dyja palët për subvencione të Airbus dhe Boeing.
Shteteve të Bashkuara i’u dha e drejta në muajin Tetor për të vendosur tarifa ndaj 7.5 miliardë dollarë produkte të importit nga BE në vit.
SHBA vendosën tarifa ndaj avionëve dhe produkteve si djathi, vera dhe uiski. Vendimi për pretendimin e Bashkimit Europian se Amerika subvencionin Boeing, do të ndërmerret në vitin e ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.