Belgjikë – Shërbimit të telegramit i vjen fundi
Një nga operatorët e fundit të shërbimit të telegramit në botë po ‘vdes’, pasi Belgjika njoftoi ndalimin e tij përfundimtar. Telegramet ishin një mënyrë shumë popullore për të dërguar urime në Belgjikë, për më shumë se një shekull.
Lajmi që shërbimi i telegramit po mbyllet pas 171 vjetësh, u dha në Tweeter nga Proximus, kompania shtetërore e telekomunikacionit. Belgjika është një nga vendet e fundit që e ofron ende këtë shërbim.
Britania, e cila shpiku telegramin në vitet 1830, e hoqi atë në vitin 1982. India, e mbylli në vitin 2013, shtatë vjet pasi SHBA dërgoi të fundit.
“Ky është fundi i një produkti historik, por është koha për të përfunduar”, tha Haroun Fenoux, i Proximus për The Telegraph, pasi shpjegoi se komunikimet moderne janë më të shpejta dhe më të lira.
Deri në vitet 1990 trafiku i dërgimit të telegramit shënoi një rënie në gjysmë milioni telegrame dhe në vitin 2010 arrit në vetëm 50 mijë. Avokatët dhe përmbaruesit që përdornin kryesisht këtë shërbim, pritet t’i kthehen e-mailit.
Data 29 Dhjetor është edha data e fundit e dërgimit të telegrameve në Belgjikë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.