Ben Andoni në ‘Argument’- ”Imazhi që është krijuar për Shqipërinë përligj gjithë vendet e Ballkanit”
‘’A ishte Hollanda një paralajmërim?!’ Kjo ishte tema e së enjtes në mbrëmje, në ”Argument”, ku i ftuar ishte dhe analisti Ben Andoni. Sipas tij kjo gjendje është thjesht një procedurë.
‘’Problemi është tek fryma që është krijuar, dhe Shqipëria vuan nga ky imazh. Kjo situate është e njëjtë me atë të para 10 viteve. Por vëmë re së përqindja e kriminalitetit në vitin e fundit ishte në nivele shumë të ulta dhe në trend zbritës. Por fryma që është krijuar për Shqipërinë, përligj pak a shumë gjithë vendet e Ballkanit, madje Hollanda do ketë të njëjtin qëndrim edhe për Kosovën kur të hapi vizat.’’
Analisti Andoni është shprehur se qeveria jonë mund të përgatisë raporte shumë të mira, por për të ndryshuar perceptimin që është krijuar për vendin tonë, ka një ndryshim shumë të madh, duke filluar nga komunikimi që qeveritarët kanë mes tyre por edhe me popullin.
‘‘Nuk duhet të harrojmë se Komisioni Europian i referohet gjithmonë problemeve burokratike dhe më pas me atyre realeve.”
Ndërsa përsa i përket hapjes së negociatave, analiston Andoni duket mjaft optimist.
Shqipëria ka shumë shance për rezultate pozitive përsa i përket negociatave, madje mund të themi se rreth vjeshtës do kemi lajme të mira.”
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.