Bënin reklamë dhe shpërndanin kokainën nëpër shtëpi – Policia italiane arreston 18 veta
Bënin shpërndarje të kokainës, u dërgonin mesazhe klientëve me ofertat mbi “produktet” e reja, madje u ofronin edhe asistencë ligjore të arrestuarve.
Policia italiane pas një hetimi kanë zbuluar ekzistencën e një qendre shpërndarjeje në Borghesiana, e cila administrohej nga dy vëllezër. Operacioni vuri në pranga 18 persona, të punësuar në organizatën e dedikuar narkotrafikut.
Mënyra se si funksiononte aktiviteti ishte punësimi i disa shpërndarësve, të cilët sipas turneve, do t’i dërgonin mesazhe publicitare klientëve të ndryshëm. Komunikimi bëhet me telefonat e “punës” dhe tregonte për disponueshmërin e kokainës ose oferta për produkte të tjera në fund të SMS-ve shkruhej “Nga miqtë nga Finocchio”, e cila ishte dhe zona ku ishte përqendruar aktiviteti.
Për të mos u zbuluar, ata e dorëzonin drogën gjithmonë në vende të ndryshme, ndërsa me raste edhe nëpër shtëpi.
Sipas investiguesve, shuma e fituar arrinte më mijëra euro në muaj dhe i dorëzohej çdo ditë dy promotorëve kryesorë, të cilët në rast vonesash, jepnin dënime për shpërndarësit. Një herë, një nga krerët, shkoi në shtëpinë e një shpërndrësi duke e sulmuar fizikisht, me qëllim për t’i transmetuar një mesazh si atij, ashtu edhe të tjerëve.
12 prej të arrestuarve janë kapur në flagrancë, ndërsa policia ka sektuestruar edhe rreth 1 mijë doza kokaine dhe 1 pistoletë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.