Berisha: Rama mashtroi për vendet e punës dhe investimet
Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet e bëra 4 vjet më parë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe realizimin e investimeve publike.
Kështu iu është drejtuar ish-kryeministri, Sali Berisha, mbështetësve të opozitës, duke folur nga çadra e protestës.
Sipas tij, Rama mashtron duke thënë se ka krijuar 230 mijë vende pune, ndërkohë që në gjithë rajonin janë 235 mijë vende pune nga 2010.
Situata ekonomike ka zënë një vend të rëndësishëm çdo ditë në fjalimet e krerëve të opozitës, të cilët nga çadra e ngritur para kryeministrisë kanë akuzuar qeverinë për premtime të pambajtura.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.