Berlin, incidenca e rasteve me Covid pesëfishohet ndërsa Austria planifikon mbyllje kombëtarë!
“Situata është e rëndë, është edhe më e rëndë se javën e kaluar. Dinamika e infektimit nuk është ndërprerë. Në katër javë incidenca e virusit është pesëfishuar”. Kështu tha ministri gjerman i shëndetësisë Jans Spahn në një konferencë për shtyp në Berlin me presidentin e Institutit Robert Koch. Spahn përmendi masat anticovid të vendosura dje se “do të zbatohen dhe kontrollohen”.
Bundesrat miraton sot paketën e re të kufizimeve që synojnë të kundërshtojnë valën e re, të dhunshme të Covid-it që po përfshin Gjermaninë. Miratimi i dhomës së sipërme gjermane vjen pasi kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e 16 qeverive rajonale ranë dakord dje për një sërë masash për të luftuar infeksionet e Covid 19 dhe forcimin e vaksinimit.
Gjithashtu dje, Bundestagu, dhoma e ulët e parlamentit, miratoi paketën legjislative, të mbështetur nga socialdemokratët, të gjelbërt dhe liberalët që po negociojnë formimin e qeverisë së re, e cila ofron, ndër të tjera, akses në vendet e punës dhe transportin publik në bazën e ‘3G’ (e vaksinuar, e shëruar dhe e testuar), por përjashton mbylljen e shkollave dhe dyqaneve.
Ndërkohë Kancelari austriak Alexander Schallenberg ka njoftuar se vendi do të hyjë në një bllokim të plotë nga e hëna, që do të zgjasë maksimumi 20 ditë, në një përpjekje për të frenuar rastet në rritje me Covid. Kancelari i vendit thotë gjithashtu se vaksinat kundër Covid do të bëhen të detyrueshme nga 1 shkurti.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.