BERZH, 100 milion euro për ASD – Linjë kredie për agjencinë e sigurimit të depozitave
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, BERZH po mbështet me një linjë kredie prej 100 milionë euro rritjen e sigurisë në sektorin bankar, me garanci të Republikës së Shqipërisë.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave, është në pozita financiare të forta dhe kjo linjë kredie, dëshmon besimin e institucioneve ndërkombëtare, por njëkohësisht, tregon edhe kujdesin për përmbushjen ligjore të detyrimeve në mbrojtje të depozituesve dhe sistemit financiar. “Kjo linjë kredie, forcon skemën e sigurimit të depozitave dhe rrit besimin e publikut në sektorin bankar financiar. Gjithashtu rrit nivelin e mbrojtjes së depozituesve, duke përmirësuar nivelin e mbulimit si në nivel depozitash të siguruara, ashtu edhe në nivel institucionesh financiare, që janë pjesë e skemës së sigurimit”-sqaron Ministria e Financave dhe Ekonomisë. “Linja e kredisë është një mekanizëm i njohur dhe i rekomanduar në fushën e sigurimit të depozitave. Këtë mekanizëm e kanë përdorur edhe vendet e rajonit.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.