BERZH kërkon konsulent për rishikimin e legjislacionit të Bankës së Kosovës
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është shprehur se po kërkon një konsulent ligjor për të shqyrtuar dobësitë në kornizën ligjore të bankës së Kosovës.
Sipas deklaratës së BERZH, konsulenti do të përqendrohet te përafrimi i kuadrit ligjor të zgjidhjes së bankës së Kosovës me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe Direktivat përkatëse të Parlamentit Europian dhe Këshillit 2014/59 BE.
Në këtë mënyrë krijohet një kuadër për rimëkëmbjen dhe zgjidhjen e institucioneve të kreditit dhe firmave investuese.
Për realizmin e tyre, konsulenti ligjor do të duhet të bashkëpunojë me Bankën Qendrore të Kosovës dhe grupin përkatës të punës në hartimin e ndryshimeve në legjislacionin ekzistues dhe rregulloret, udhëzimet, manualet e zbatimit të Bankës Qendrore.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është parashikuar data 12 dhjetor.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.