BERZH pret ngadalësim të investimeve / Renaud-Basso: Do të tërhiqen nga niveli rekord prej 11 mld euro i vitit 2020
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që investimet në vitin 2021 të tërhiqen nga niveli rekord i vitit të kaluar prej 11 miliardë euro, ndërkohë që projektet e mëdha do ngadalësohen pas krizës së koronavirusit. Rritja e rasteve të Covid-19 në Europën Perëndimore, Ballkanin Qendror dhe Azinë Qendrore në gjysmën e parë të vitit, së bashku me kufizimet e udhëtimve, do të ndikojnë aktivitetin e BERZH, sipas presidentit Odile Renaud-Basso. “Ne shohim një ngadalësim të projekteve të mëdha të investimeve, e për rrjedhojë pritet paqartësi dhe një qasje e pritjes për disa nga klientët tanë”- tha Renaud–Basso, përpara takimit vjetor të BERZH këtë Javë, në përvjetorin e 30. Në përpjekje për të ndihmuar thuajse 40 ekonomitë ku operon, banka u përqendrua në vitin e kaluar për të ofruar likuiditet afat-shkurtër emergjent, kapital pune, financim të tregtisë dhe ristrukturim. Aktiviteti këtë vit u përqendrua në mbështetjen e klientëve përballë rimëkëmbjes ekonomike, që pritet të përshpejtohet në gjysmën e dytë të vitit 2021, prej programit të vaksinimit dhe kontrollit të pandemisë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.