Betimi i Presidentit të ri, më 24 korrik – Nishani dekreton thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme
Nishani ka dekretuar thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm me qëllim betimin e Presidentit të ri të Republikës.
Seanca e jashtëzakonshme për betimin e Presidentit, sipas dekretit të Nishanit do të mbahet më 24 korrik 2017.
Konkretisht në dekret e Nishanit thuhet: “Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dekretoj thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.
Pasditen e 28 Prillit, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Ilir Metën si Presidentin e ri të Republikës, me 87 vota pro dhe 2 kundër.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.