Betohen deputetët, Gramoz Ruçi zgjidhet me 80 vota si Kryetar i Kuvendit
Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit ka nisur zyrtarisht detyrën. Pas seancës së paradites ku u ngrit komisioni i verifikimit të mandateve, në seancën e pasdites të së shtunës, deputetët kanë bërë betimin në Kuvend.
Ndërkohë, votimi i parë i Parlamentit të ri ka qenë ai për kreun e ri të Kuvendit.
Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me 80 vota pro e 40 kundër. Në legjislaturën e kaluar, Ruçi ka mbajtur detyrën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai pason në detyrë Ilir Metën, që aktualisht është President i Republikës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.