Biden, buxhet ambicioz për klimën – Ligjvënësit kërkojnë rritjen e shpenzimeve për ushtrinë
Presidenti amerikan, Joe Biden i kërkoi kongresit të rrisë ndjeshëm shpenzimet mbi ndryshimet klimatike, për luftën kundër kancerit dhe për shkollat që kanë nën performuar. Por, kërkesat e presidentit Biden kanë ngritur shqetësime në të dyja kampet politike për shpenzimet ushtarake. Buxheti prej 1.5 trilionë dollarë, reflekton një rritje prej 8%, që bie në contrast me objektivat e paraardhësit të Biden, Donald Trump.
Do të shpenzohen miliarda dollarë në shumë sektorë, duke filluar nga transporti publik, shkollat e varfra, pastrimi i mbetjeve toksike, ndihma për vendet e tjera dhe kontroll në shitjen e armëve, por asgjë në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. “Buxheti i bën gjërat më të drejta”, deklaroi sekretarja e Thesarit, Janet Yellen. Propozimet e Biden nuk janë pritur mirë nga disa ligjvënës, në lidhje me fondet më Departamentin e Mbrojtjes, që do të jenë në rreth 715 miliardë dollarë.
Administrata e Biden ka zvogëluar edhe fondet për “Operacionet e Kontigjencës përtej Detit”. Disa ligjvënës kërkojnë rritjen e shpenzimeve ushtarake për të trajtuar kërcënimet në rritje nga Kina, Rusia, Irani dhe Korea e Veriut. Trajtimi i këtyre kërcënimeve ka qënë një ndër premtimet e fushatës së Joe Biden, përveç trajtimit të emergjencës së Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.