Biden premton ndihma për Covid-19. Flet përballë punëtorëve të ndikuar, Trump njofton kandidaturën në vitin 2024
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i premtoi këtë Javë një grupi të punëtorëve të goditur rëndë nga pandemia se do të ketë më shumë ndihma ekonomike, ndërkohë që presidenti Donald Trump sinjalizoi se mund të jetë gati për një tjetër garë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Biden ka premtuar të veprojë shpejtë për të ofruar burime në luftën kundër pandemisë, pasi të betohet më 20 Janar. Republikanët dhe demokratët po përpiqen të zgjidhin një konflikt 1-mujor në Kongres mbi paketën e stimujve për bizneset e goditura nga pandemia, si dhe për miliona punëtorë që kanë humbur vendet e punës.
“Kjo nuk është një lojë politike. Kjo ndikon jetesën e njerëzve dhe familjeve të tyre. Na ndikon të gjithëve dhe na duhet ndihmë sa më shpejtë të jetë e mundur. I kam bërë thirrje republikanëve në Kongres që të bashkëpunojnë mbi një paketë të emergjencës.”
Fushata e Trump bëri të ditur se ai ka ngritur padi kundër Komisionit Zgjedhor të Wisconsin, për të përmbysur rezultatin e shtetit. Megjithatë, Trump duket se po pranon që përpjekjet e tij ligjore mund të dështojnë dhe nëse kjo ndodh, do të kandidojë përsëri. Burimet mbi debatet e brendshme thonë se Trump ka diskutuar me këshilluesit që të mos marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit më 20 Janar, por në atë ditë, të lajmërojë kandidimin e tij për vitin 2024.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.