Biden vazhdon garuesi kryesor – I “mbijeton” debatit të tretë. Lë pas Warren dhe Sanders
Kandidatura e Joe Biden mbeti e pacënuar, ndërkohë që ish Zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara i mbijetoi një tjetër debati demokrat këtë javë, duke i lënë kandidatëve të tjerë pak kohë që të fitojnë avantazh.
Gjatë debatit të tretë të demokratëve në Houston, u vu re se sa pak nga 9 kandidatët e tjerë u përballën me Biden, një kontrast nga debati i kaluar ku ai u sfidua në mënyrë direkte. Gara përfundoi me Biden në vend të parë, përpara senatorëve amerikanë Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.
Asnjë prej 17 kandidatëve të tjerë demokratë që synojnë të luftojnë me Donald Trump në zgjedhjet e Nëntorit 2020, nuk kanë më shumë se 4% të mbështetjes, sipas sondazheve të Reuters/Ipsos. Biden u përplas me Sanders dhe Warren për programin e shëndetësisë të quajtur “Medicare for All”, duke e quajtur shumë të shtrenjtë.
Kandidatët diskutuan gjithashtu mbi trajtimin e racizmit dhe kontrollit të armëve. Megjithatë, një gjë që i bashkoi të gjithë kandidatët demokratë ishte kundërshtimi i politikave tregtare të Donald Trump, kryesisht në marrëdhëniet me Kinën. Lufta e tejzgjatur tregtare mes 2 ekonomive më të mëdha në botë ka ndikuar te rritja ekonomike botërore.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.