Biden, vizitë në Capitol Hill – Përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet mes demokratëve mbi shpenzimet
Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një vizitë të rrallë në Capitol Hill, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes demokratëve mbi planin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarë. Mosmarrëveshjet mes demokratëve konsistojnë në madhësinë e projektit triliona dollarë, që do të financojë shëndetësinë, edukimin dhe ndryshimin e klimës.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje demokratëve në Kongres në lenë mënjanë ndasitë që kërcënojnë axhendën e tij dhe të kalojnë legjislacionin, që përfshin luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe planin për të ndërtuar rrugët dhe urat e vendit. Vizita e Biden në capitol Hill mbylli një javë të trazuar, ndërsa ligjvënësit shmangën në minutat e fundit mbylljen e qeverisë dhe shtynë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve për planin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarë, që që tashmë ka kaluar në Senat.
Mosmarrëveshjet e fundit mes demokratëve konsistonin mbi madhësinë e projektit triliona dollarë, që do të financojë shëndetësinë, edukimin dhe ndryshimin e klimës. Presidenti Biden e pranoi në një takim me dyer të mbyllura se demokratët nuk kishin votat e mjaftueshme për të miratuar dy projektligjet e shpenzimeve masive, që kanë ndarë të moderuarit dhe progresistët.
Anëtarët e krahasur progresist të partisë deklarojnë se do ta bllokojnë planin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarë, derisa të sigurohen se të moderuarit nuk do të kryejnë shpenzime më të mëdha sociale dhe për ndryshimin klimatik.
Presidentët amerikanë rrallë vizitojnë Capitol Hill, duke preferuar të thërrasin ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë për diskutime. Demokratët thanë se shpresojnë që vizita e Biden mund të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.