Biden “zhbën” politikat e Trump. Nënshkruan urdhëra për klimën, shëndetin, barazinë rracore dhe murin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi 15 urdhëra ekzekutivë pasi u betua më 20 janar, duke kthyer mbrapsht politikat e paraardhësit të tij, Donald Trump, si dhe ndërmarrë veprimet e para ndaj pandemisë dhe ndryshimit klimatik. Biden tha se nuk ka kohë për të humbur, pasi nënshkroi urdhërat ekzekutivë, memorandumet dhe direktivat. “Disa prej veprimeve që do nënshkruaj sot do ndryshojnë kursin e krizës së Covid, luftojnë ndryshimin klimatik dhe përmirësojnë barazinë rracore”- tha Biden Mbështetësit e tij thanë se dokumentat e nënshkruara nga presidenti demokrat përfshijnë mbajtjten e maskës me detyrim tek pronat federale, themelimin e një zyre të re tek Shtëpia e bardhë që do koordinojë kundërpërgjigjen ndaj pandemisë si dhe ndalimin e procesit të daljes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Biden nënshkroi dokumentin e ri-anëtarësimit tek marrëveshja klimatike e Parisit dhe lëshoi një urdhër për trajtimin e ndryshimit klimatik. Ndër urdhërat për emigrimin, Biden hoqi deklaratën e emergjencës së Trump që financonte ndërtimin e murit dhe përfundoi barrierat në udhëtim për disa shtete myslimane. Presidenti që u largua, Donald Trump, la një letër për pasardhësin e tij, duke ndjekur një protokoll tradicional që lidhet me transferimin paqësor të pushtetit.
“Presidenti shkroi një letër shumë zemërgjerë. Për shkak se është private, unë nuk do të them se çfarë shkruhej, përpara se të flas me të. Por ishte zemërgjerë.”
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.