Bie besimi te qeveritë evropiane / Eurofound: Besimi në BE si një organizatë, i qëndrueshëm
Besimi i qytetarëve të Bashkimit Evropian për qeveritë e tyre kombëtare ka rënë ndjeshëm që kur nisi pandemia e Covid-19, pavarësisht se vetë blloku ka më shumë mbështetje, sipas një sondazhi nga një agjenci evropiane. Sondazhi i Eurofound, agjencia e BE për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës, tregoi se banorët në 26 nga 27 vende të BE, kanë më pak besim tek qeveritë e tyre kombëtarë se sa kur nisën masat e karantinës në Mars të vitit të kaluar. Përjashtimi ishte Danimarka, ku humori ishte i qëndrueshëm. Studimi zbuloi gjithashtu se besimi tek vetë Bashkimi Evropian ishte përgjithësisht më i lartë se për qeveritë kombëtare, pavarësisht kritikave të ashpra ndaj Komisionit Evropian për vonesën e blerjes dhe shpërndarjes së vaksinave. Eurofound theksoi se sondazhi ishte bazuar në 3 raunde të anketimeve, në një mostër totale të 138,629 njerëzve. Pasi u përmirësua në verën e kaluar, ku blloku miratoi planin disa miliarda eurosh të rimëkëmbjes,. Bezimi tek BE si një organizatë ra lehtë në Shkurt dhe Mars me bazë vjetore. Së fundmi, njerëzit në Bullgari, Kroaci, Republikën çeke, Qipro, Greqi dhe Poloni, regjistruan një besim shumë më të ulët për qeveritë e tyre krahasuar me një vit më parë. Austria, që u lavdërua fillimisht për trajtimin e pandemisë, pati një nga rëniet më të mëdha në mbështetje nga viti i kaluar, sipas sondazhit. Danimarka dhe Finlanda ishin vendet me besimin më të lartë tek qeveritë kombëtare. Studimi konfirmoi trendin historik se europianët vesojnë më shumë BE si një organizatë, se sa qeveritë e tyre kombëtare.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.