Bie lehtë numri i të prekurve me Covid-19. 132 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 55 qytetarë
132 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, në rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme. Gjithashtu, edhe numri i të prekurve në kryeqytet ka shënuar rënie.
“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 132 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me virusin 4 persona. Në 24 orë janë kryer 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste, të shpërndara konkretisht 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.”
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel të mos neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.”
Sipas MSH, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.