Bie prodhimi i makinave për 2018-ën – Indeksi PMI, dhjetori muaji më i dobët në katër vitet e fundit
Rritja në industrinë e prodhimit të makinave në Gjermani u ngadalësua sërish në muajin dhjetor, ndërkohë që ky nivel konsiderohet si më i ulëti në katër vitet e fundit. Ky rezultat është publikuar nga Indeksi Markit’s Purchasing Manager të mërkurën.
Në dhjetor, indeksi që përfshin 1/5 e ekonomisë ra në një vlerë 51.5 nga 51.8 që ishte në muajin nëntor. Ndërkohë, vlera 50.0 është gjithashtu dhe kufiri që ndan rritjen nga stanjacioni.
Kjo rënie ishte gjithashtu dhe hera e 11-të për vitin 2018 që indeksi i prodhimit binte, duke reflektuar kështu një ngërç në ekonominë më të madhe të Europës.
Kjo e fundit u përball me pasojat e rënies se prodhimit të makinave për shkak të standardeve të reja në lidhje me emetimin e gazrave të makinave dhe ndotjes së ajrit.
Ekspertët gjermanë të ekonomisë e konsiderojnë këtë tkurrje si surprizuese duke patur parasysh që performanca e vitit 2017 ishte e kënaqshme.
Ergisa Bejkollari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.