Bien çmimet botërore të ushqimeve – Niveli më i ulët në dy vite
Çmimet botërore të ushqimeve ranë në nivelin më të ulët në më shumë se dy vite, të udhëhequr nga cilësia shumë më e dobët e të vajit të perimeve, çmimeve të qumështit dhe drithërave.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) që mat ndryshimet mujore për një shportë të drithërave, vajrave, produkteve të qumështit, mishit dhe sheqerit, arriti një mesatare prej 160.8 pikë muajin e kaluar, nga 162.9 në tetor, duke arritur nivelin më të ulët që nga maji i vitit 2016.
FAO tha sipas Reuters, se prodhimi i drithërave globale në 2018/19 ishte parashikuar të shkonte në 2.595 miliardë ton, pak më poshtë nga parashikimi i mëparshëm dhe 2.4 për qind nën rekordin e lartë të vitit të kaluar. Parashikimi i FAO për prodhimin e grurit botëror në 2018 / 19 ishte 725.1 milionë ton, 2.8 milionë ton më e ulët se parashikimi i mëparshëm.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.