Bien shitjet e Samsung – Fitojnë terren markat kineze
Sipas një raporti nga Gartner, treshja kineze e telefonave është përgjegjëse për rritjen e shitjeve të telefonave në rang global, të cilat nuk janë të dy kompanive kyçe si Samsung apo Apple.
Shitjet e telefonave Apple qëndruan në vend, gjë e cila konsiderohet si fitore për kompaninë duke parë rënien e shitjeve të Samsung.
Ndërsa ky raport tregon sfidat globale me të cilat përballen gjigandët, në të njëjtën kohë ekspozon problemet e tyre në Kinë.
Tre kompanitë Kineze kryesisht fitojnë nga tregu lokal Kinez. Në rang global konsumatorët blenë 380 milion njësi në tre mujorin e parë të 2017-ës, një rritje me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Samsung shiti 78.6 milion njësi nga 81.2 milion një vit më parë. Si rezultat pjesa e tregut të Samsung ra nga 23.3% në 20.7%.
Apple ka shitur edhe më pak, 51.99 milion telefona, një rritje e vogël krahasuar me 51.6 milion telefon një vit më parë me një pjesë tregu prej 13.7% nga 14.8% një vit më parë.
Huaëei vinte në vendin e tretë me 9% të tregut ndërsa Oppo në vendin e katërt me 8.1%. I pesti ishte Vivo me 6.8% të tregut.
Sigurisht suksesi i markave Kineze do të thotë rritje të dominimit të Android. Konkretisht ky sistem operativ kishte 86.1% të tregut nga 84.1% një vit më parë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.