“Big Brother” i DPSHTRR/ Instalohet sistemi më i avancuar i monitorimit i realizuar ndonjëherë në Shqipëri (FOTOT)
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se do të vendosë një sistem më të avancuar të monitorimit interaktiv në 15 objekte.
Referuar njoftimit, ky do të jetë sistemi më i avancuar ui vendosur ndonjëgherë në Shqipëri dhe do të monitorojë sallat e çdo shërbimi deri edhe tetsin e praktikës për patentën. Sistemi i ri, sipas DPSHTRR, do të jetë operativ brenda këtij viti.
“Pasi rishikuam 63% Testin e Teorisë, ndërgjegjësuam aplikantët gjatë 2019-ës se e KALON nëse MËSON, se testi “lodhu kot, gjej sekser” IKU! Reagim fantastik – 200 mijë Simulime Online të Testit Zyrtar në: www.dpshtrr.al në 10 muaj!
Faza 2: Vijon puna për instalimin e BIG BROTHER të DPSHTRR‼
Sistemi më i avancuar i Monitorimit Interaktiv (në 15 objekte) i realizuar ndonjeherë në Shqipëri! Teknologji e pajisje nga Amerika e Veriut! Figurë/Zë/Zoom Live/ID nga sallat e çdo shërbimi deri te Poligonet (edhe këto në procedura) dhe Testi i Praktikës në mjet në ecje (fazë provash) me synim të kemi sistemin, sallën qendrore, strukturën, rrjetin, trajnimet, operative brenda 2020!” shkruhet në njoftimin e DPSHTRR.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.