“Big Brother” mbërrin te Porti i Durrësit/ Shpallet tenderi për kamera “inteligjente”
Autoriteti Portual Durrës ka shpallur tenderin për blerje kamerash dhe pajisje të tyre, për sigurinë portuale.
Fondi i vënë në dispozicion është 9.9 milionë lekë. Sipas të dhënave teknike, telekamerat që do të “injektohen” do të përmbajnë gjithashtu analizë video; të krijojë alarm për hyrje/ dalje nga një zonë, të ndjekë një rrugë, të suportojë filtrimin e objekteve, etj.
Afati kohor për ekzekutim është 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.