Bilanci i 7 javëve – Pastrimi i akseve rrugore, hiqen 1419 tabela e 124 kioska
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikojnë rezultatet e shtatë javëve të ndërhyrjes në terren në kuadër të lirimit të nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabelat dhe aktivitetet civile/ekonomike të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.
Deri më tani është kryer largimi nga shtrati i rrugës i 1419 tabelave, 124 kioskave, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontejner, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.
Gjatë 7 javëve të fundit është ndërhyrë në pastrimin e akseve si më poshtë:
Tiranë-Elbasan-Pogradec
Levan-Kakavijë
Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit
Fier-Vlorë
Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë
Elbasan-Peqin-Rrogozhinë
Rrogozhinë-Fier
Nyja e Milotit
Mbikalimi i Shkozetit-Plepa-Durrës
Mbikalimi i Dajlanit
Rrogozhinë-Plepa
Vorë – Fushë Krujë
Tiranë-Durrës
Pogradec-Korçë-Kapshticë.
Aktualisht, ndërhyjnë po vazhdojnë në aksin Vlorë-Sarandë, Shkodër-Pukë dhe Kukës-Has.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.