“Bileta më e nxehtë në mediat sociale” – Trump gjen mënyrën për tu rikthyer me platformën e tij online
Ish Presidenti Donald Trump po kthehet në mediat sociale, por këtë herë me rrjetin e tij, tha një zëdhënës i tij për Fox News.
Jason Miller, një këshilltar dhe zëdhënës për një kohë të gjatë për fushatën e Trump në vitin 2020 i tha Howard Kurtz për “MediaBuzz se Trump do të “kthehej në mediat sociale në rreth dy ose tre muaj”. Ai shtoi se kthimi i Trump do të bëhet me “platformën e tij” që do të tërheqë “dhjetëra miliona” përdorues të rinj dhe do të ripërcaktojë plotësisht lojën.
“Kjo është diçka që unë mendoj se do të jetë bileta më e nxehtë në mediat sociale,” i tha Miller Kurtz. “Do të ripërcaktojë plotësisht lojën dhe të gjithë do të shohin se çfarë bën Presidenti Trump, por do të jetë platforma e tij.”
Miller tha gjatë paraqitjes së tij në Fox News se ish-presidenti ka biseduar me kompani të shumta dhe është në bisedime me ekipe rreth platformës së re.
“Kjo platformë e re do të jetë e madhe, njerëzit e duan Trumpin dhe ai do të sjellë miliona dhe dhjetëra miliona përdorues në këtë platformë.”
Njoftimi vjen pasi Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter dhe platforma të tjera sociale, të tilla si Facebook, pas nxitjes së tij të trazirave të Kapitolit të SHBA në 6 Janar ku qindra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Capitolit, duke lënë pesë njerëz të vdekur. (CNN)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.