Bill Gates dhe Federer së bashku për një ndeshje bamirësie
Miliarderi Bill Gates dhe tenisti Roger Federer do të luajnë së bashku një ndeshje tenisi me katër lojtarë më 29 Prill në Seattle.
Fitimet nga ndeshja e 18-herë kampionit të Grand Slam-eve dhe themeluesit të Microsoft do të shkojnë për të financuar edukimin e fëmijëve në Afrikë.
Kundër çiftit Federer-Gates do të luajë John Isner, një tjetër tenist i njohur për fitoren në ndeshjen më të gjatë në historinë e këtij sporti. Bashkë me Isner do të jetë një tjetër personalitet i njohur, i cili është ende për t’u konfirmuar.
Të dy këta personalitete janë bamirës të njohur dhe kanë fondacionet e tyre. Fitimet nga “Ndeshja për Afrikën 4” do t’i shkojnë Fondacionit Roger Federer.
Këtë sezon Federer ka 19 fitore dhe vetëm 1 humbje, ndërsa në Janar ai fitoi turneun Australian Open.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.