Bill Gates tërhiqet nga bordi i Microsoft: Dua ti kushtoj më shumë kohë filantropisë!
Bill Gates ka njoftuar tërheqjen e tij nga bordi i Microsoft Corp., ndërmarrja që ai themeloi në 1975 dhe që u rrit në prodhuesin më të madh të programeve kompjuterike. Arsyeja e Gates për këtë veprim ishte pikërisht fakti se kishte nëvojë për më shumë kohë për ti kushtuar filantropisë.
“Microsoft do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e punës së jetës sime dhe do të vazhdoj të angazhohem me Satya dhe udhëheqjen teknike për të ndihmuar në formimin e vizionit dhe arritjen e qëllimeve ambicioze të kompanisë,” shkroi Gates në një postim në blogu e tij.
“Ndihem më optimist se kurrë në lidhje me përparimin e ndërmarrjes dhe se si ajo mund të vazhdojë të sjellë përfitime në botë.”
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.