Bisedimet për Brexit kanë ngecur. Dështon deri më tani pakti tregtar prej konflikteve mbi peshkimin
Negociatat tregtare mes Bashkimit Europian dhe Britanisë kanë dështuar deri më tani për shkak të 3 mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, përfshirë konkurrencën, peshkimin dhe zgjidhjen e konflikteve, sipas burimeve nga të dyja palët. Kjo vjen pas thuajse 2 javësh të bisedave për të shpëtuar marrëveshjen tregtare mes 27 vendeve europiane dhe Britanisë, që do të hyjë në fuqi në nisje të vitit të ardhshëm. Negociatat ndodhen tashmë në përpjekjen e fundit që synon të vulosë dakordësinë e re deri më 15 Nëntor. Sipas diplomatëve europianë, mosmarrëveshjet kanë vazhduar mbi ujërat e peshkimit, përfshirë mbi kërkesën britanike të negociatave mbi kuotat vjetore.
Burimet britanike bënë gjithashtu të ditur se nuk ka pasur progress tek peshkimi. Britani doli zyrtarisht nga BE në Janar dhe aleatët ndodhen që prej atëherë në negociata komplekse për të rënë dakord mbi një marrëveshje tregtare, kur të përfundojë periudha e tranzicionit më 31 Dhjetor. Negociatori kryesor europian, Michel Barnier, pritet të informojë 27 përfaqësuesit kombëtar në Bruksel për bisedimet e fundit në një takim ditën e Mërkurë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.