Bisedimet tregtare SHBA-Kinë – Mnuchin: Janë në fazën përfundimtare
Bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës tashmë janë në fazën përfundimtare. Deklarata ka ardhur nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Steven Mnuchin, përpara takimit të kësaj jave me Pekin mes negociatorëve nga të dyja palët.
“Në jemi duke hyrë në ‘xhiron përfundimtare’. Unë mendoj se të dyja palët kanë dëshirë për të mbërritur një marrëveshje. Ne kemi bërë shumë përparim”, u shpreh Mnuchin.
Ky i fundit, së bashku me përfaqësuesit e Tregtisë së SHBA, Robert Lightizer, po përpiqen të negociojnë një marrëveshje me përfaqësuesit kinezë në mes të një lufte tregtare të zgjatur midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Bisedimet deri më tani janë përfshirë në një sërë çështjesh, duke u fokusuar kryesisht te reformat strukturore.
Munchin dhe Lightizer do të udhëtojnë drejt Pekinit për bisedimet tregtare që do të fillojnë me 30 prill, ku do të takohen me zv.kryeministrin kinez Liu He.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.