Bitcoin drejt stabilizimit dhe rimëkëmbjes – Luhatjet ditore ulen ndjeshëm
Luhatjet ditore në tregtinë e Bitcoin kanë rënë ndjeshëm javët e fundit, diçka që nënkupton se kriptovaluta është drejt stabilizimit.
Diferenca mes çmimit më të lartë të kapur gjatë ditës dhe atij më të ulët tashmë është duke iu drejtuar vlerës së 100 dollarëve, çka nuk ndodhte që prej shtatorit të kaluar, para se Bitcoin të niste ngjitjen që u kthye në fenomen botëror.
Në dhjetor luhatjet e çmimeve brenda ditës arritën deri në 4700 dollarë. Kjo tregon se tregu është qetësuar nga frika e ekspozimit në kriptovaluta.
Ekspertët po e shohin këtë si një sinjal se valuta virtuale mund të rrisë vlerën gjatë muajit Maj. Në Prill, Bitcoin rriti vlerën me plot 35% dhe tashmë vërtitet në nivelin e 9,400 dollarëve.
Ky mund të jetë edhe një tregues së valuta tashmë është drejt rimëkëmbjes së plotë dhe periudha e rënies ka përfunduar. Megjithatë, pritshmëritë janë që Bitcoin të qëndrojë në nivelet mes 8,600 dhe 9,700 dollarëve.
Në vijim, Bitcoin pritet të reagojë pozitivisht pas lajmit se banka Goldman Sachs do të nisë të ofrojë opsione për investitorët në këtë kriptovalutë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.