Bitcoin përfiton nga zhvlerësimi i dollarit dhe arrin vlerën rekord të 11 mijë dollarëve
Bitcoin kapërceu pragun 11,000 dollarë në tregtinë e së martës, ndërsa dollari amerikan u rrëzua dhe investitorët u kthyen në asete alternative përfshirë arin.
Kriptomonedha u rrit deri në 11,198,32 dollarë të martën. Bitcoin është rritur afërsisht 52% nga viti i mëparshëm dhe rreth 23% që nga fillimi i korrikut.
Çmimet u rritën deri në 11,298,22 dollarë vonë të hënën në mbrëmje për të arritur më të lartat e tyre në gati një vit.
Naeem Aslam, analisti kryesor i tregut në AvaTrade, tha që fryrja “pastroi një nivel të madh psikologjik që ka qenë për një kohë të gjatë”, duke shtuar se niveli tjetër që do të kapë monedha dixhitale është 15,000 dollarë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.