Bitcoin shënon rekord të ri, thyen “pengesën” 6100 $
Bitcoin vendosi një rekord të ri duke thyer pengesën prej 6 100 $,bazuar në të dhënat e publikuara nga faqja e internetit të industrisë CoinDesk. Sipas parashikimeve të Tom Lee, bashkëthemelues i Fundstrat Global Advisors, Bitcoin do ta arrinte këtë vlerë në mesin e vitit 2018.
Pjesa më e madhe e rritjes së Bitcoin mund t’i atribuohet një tjetër ndarje të ardhshme të njohur si një “pirun”. Kjo do të çojë në krijimin e kriptomonedhës së re të quajtur Bitcoin ari.
Por, Alex Sunnarborg tha për CNBS se investitorët e Bitcoin janë të sigurt që do të mbajë statusin pavarësisht nga ndarja. Bitcoin pësoi një situatë të tillë në gusht, kur u krijua një ndarje e re e quajtur Bitcoin cash. Pavarësisht kësaj, Bitcoin ka vazhduar të performojë fuqishëm.
Në një sondazh joshkencor të kryer nga CNBC këtë javë, pothuajse gjysma e më shumë se 23 000 njerëzve që votuan thanë se Bitcoin po shkon në mbi 10 000 dollarë. Po ashtu është ndihmuar edhe nga Japonia, e cila kohët e fundit ka lejuar kompanitë të pranojnë monedhën digjitale si pagesë. Por, monedha virtuale ka hasur pengesa rregullatore duke përfshirë Kinën që ndalon shkëmbimet e kriptomonedhës.
Megjithatë, çmimi i Bitcoin është rritur mbi 500 për qind nga viti në vit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.