Bizneset e mëdha, 400 aplikime për kredi – Garancia sovrane/ Vjero: Huamarrja 1.1 miliardë euro
Mbi 400 tatimpagues të mëdhenj kanë aplikuar për kredi në bankat tregtare përmes garancisë sovrane për të paguar punonjësit e tyre gjatë kësaj periudhë. Në një intervistë për TV SCAN, zv.Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Vasilika Vjero, thekson se vlera e kredisë deri më tani arrin në 1.1 miliardë lekë.
Sa i takon mundësisë një një pakete të tretë financiare për bizneset e prekura nga COVID-19, Vjero bën me dije se aktualisht po vlerësohen efektet e dy paketave të para dhe të lehtësive fiskale.
Pas bllokimit total të jetës ekonomike si pasojë e masave të marra ndaj COVID-19, tashmë ka filluar hapja graduale e bizneseve, ku më një 11 maj pritet që listës ti shtohen edhe subjektet e vlerësuara si me risk, si qendrat estetike, baret, parukeritë, etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.