Bizneset e preferuara, “shitja me pakicë” kryeson në Tiranë, 18.027 subjekte
Aktivitetet ekonomike që funksiononjë në kryeqytet janë të kategorive nga më të ndryshmet, por duket se ato që kryesojnë tregun janë subjektet e llojit “shitje me pakicë”. Bëhet fjalë kryesisht për dyqane të vogla lagjeje, me produkte ushqimore apo veshjesh. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për vitin 2016, në të 24 njësitë administrative të Tiranës operojnë 18.027 subjekte me pakicë.
Kategoria e dytë në renditje janë njësitë e shërbimit, si hotelet, baret, restorantet, etj, që arrijnë në 13.285 subjekte në total. Në renditje sipas numrit vijojnë subjekte të llojit “shitje me shumicë”, “njësi prodhimi”, “profesione të lira” “shoqata fondacione ente organizata”, “subjekte ndërtimi”, “transport” etj. Ndërsa numrin më të ulët të subjekteve ekonomike në kryeqytet duket se e zënë ambulantët me vetëm 81 të tilla në të 24 njësitë administrative.
Bizneset duket se preferojnë më së shumti “Tiranën e vjetër” për të ushtruar aktivitetin e tyre, pasi numri më i lartë i subjekteve të regjistruara është përqedruar në ish 11 njësitë e kryeqytetit. Kashari po ashtu është një zonë tejet e preferuar ku vihet re se janë përqendruar një numër i lartë sipërmarrjesh nga të gjitha kategoritë, e më së shumti “shitje me pakicë”, “njësi shërbimi”, “shitje me shumicë”, “subjekte ndërtimi”,etj. Pas Kasharit, numrin më të lartë të aktiviteteve e regjistron Dajti, Farka, të ndjekur me tej nga Vaqarri, ndërsa numrin më të ulët e ka Zall Bastari me vetëm 10 subjekte në total.
Shitje me pakicë-18.027 subjekte
Njësi shërbimi-13285 subjekte
Shitje me shumicë-5511 subjekte
Profesione të lira-2527 subjekte
Njësi prodhimi-2233 subjekte
Shoqata, organizat –2209 subjekte
Aktivitete ndërtimi-1517 subjekte
Transport -1260 subjekte
Të tjera-245 subjekte
Ambulantë-81 subjekte
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.