Bizneset “integrohen” përpara politikës
Të gjitha të dhënat e bizneseve shqiptare do të jenë pjesë e portalit të regjistrave të bizneseve rajonale, Bifidex, ku çdo sipërmarrës apo qeveri do të ketë mundësi të kontrollojë dhe të sigurojë informacion për subjektet e 6 vendeve.
Portali i cili është bërë aktiv që në vitin 2015, që disponon të dhëna për mbi 1.5 milionë biznese, është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila e shikon këtë projekt si mundësi për rritjen e tregtisë rajonale mes vendeve.
Të dhënat kryesorë të bizneseve shqiptare do të jenë aktive në portal duke filluar që nga muaji Prill.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.