Biznesi i vogël në vështirësi – Nasto: Kostot janë rritur, faliment mbi 60% e subjekteve
Biznesi i vogël paralajmëron falimentimin e mijërave bizneseve për shkak të kostove të shtuara që rëndon mbi subjektet e vogla, ku një prej tyre është edhe procesi i fiskalizmit. Shqetësimet janë ngritur nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, gjatë një takimi me anëtarë të Partisë Demokratike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Deputetë të Partisë Demokratike janë shprehur se bizneset do të kenë mbështetjen e opozitës në ngritjen e problematikave me të cilat përballen.
Pandemia dhe mbyllja e përkohshme e ekonomisë ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në veprimtarinë e bizneseve të vogla, të cilat ende nuk janë rimëkëmbur.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.