Biznesi i vogël – Tatimet: Nesër afati i fundit për deklarimin e librit të shitjes dhe blerjes
10 korriku është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sjellë edhe një herë në vëmendje për të gjithë subjektet e përfshira në skemën e TVSH-së që prej datës 1 prill 2018 datën e mbylljes së këtij procesi.
Administrata Tatimore fton të gjithë subjektet e vogla që të vizitojnë Këndin e Asistencës, i dedikuar për këtë kategori biznesi, i vendosur në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore. Po ashtu, DPT ka vënë në dispozicion edhe numrin e gjelbër pa pagesë për çdo paqartësi që mund të ndeshin subjektet.
“Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: https://www.tatime.gov.al/ Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni në këtë link:https://bit.ly/2Kj30HM”, thuhet më tej në njoftimin e DPT-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.