Biznesi i vogël ul qepenat – 2 orë protestë kundër TVSH-së dhë taksave të larta: Po, falimentojmë!
Biznesi i vogël në kryeqytet ka ulur qepenat për rreth 2 orë në shenjë proteste për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së, por edhe për taksat e tjera, që sipas tyre janë të papërballueshme.
Bizneset në Tregun Ushqimor, pranë Qytetit të Nxënësve u solidarizuan të gjithë me thirrjen e shoqatës për të kundërshtuar këtë skemë, ndërkohë që të paktë janë ata që kanë guxim të shprehin shqetësimet e tyre para kamerave. Shumica i druhet një penalizimi në ditët në vazhdim, ndonëse njëzëri thonë se pagesat e larta po i çojnë drejt falimentimit.
Prej datës një prill, bizneset që realizojnë një xhiro vjetore prej 2 milion lekësh janë përfshirë në skemën e TVSH-së, ndërkohë që janë rreth 11 500 biznese qëdo të bëhen pjesë e saj.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.