Biznesi shkel masat anti-COVID – Në gusht u vendosën 120 masa administrative, mbi 38 mijë inspektime nga ISHSH
Mbi 38 mijë inspektime dhe monitorime janë kryer nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë muajit gusht, për verifikimin dhe respektimin e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për frenimin e përhapjes së virusit SarsCov2. Të dhënat raportohen nga vetë Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se gjatë muajit që sapo lamë pas, për subjektet apo individët e gjetur në shkelje të masava për parandalimin e përhapjes së COVID -19 janë vendosur 120 masa administrative nga të cilat 65 janë gjoba në lekë dhe 55 vendime për pezullim aktivitetit.
Megjithatë, në jo pak raste nuk kanë munguar akuzat për favorizime ndaj subjeketeve të ndryshëm, të cilët në kundërshtim me rregullat anti-covid vazhdojnë të organizojnë dasma apo evente, duke grumbulluar një numër të lartë qytetarësh. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë vazhdojn të kërkojë nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara.
Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë. Paralelisht, bëhet me dije se Task-Froca AntiCovid do të vijojë punën në terren për të ndjekur zbatimin e protokolleve të sigursë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.