Biznesi shqiptar ‘’super’’ i rregullt- Hap llogaritë bankare brenda afatit kohor!
Rreth 52 mijë tatimpagues kanë respektuar detyrimin ligjor për hapjen dhe deklarimin e llogarive bankare në portalin elektronik e-Filing pranë Administratës Tatimore. Ndërsa rreth 3 mijë të tjerë e kanë bërë deklarimin përmes modulit “Çështjet e mia”, ose duke i dorëzuar të dhënat fizikisht (me shkresë), pranë Drejtorive Rajonale Tatimore.
Sipas përcaktimit ligjor ky detyrim prek në tërësi, rreth 55 mijë tatimpagues. Administrata Tatimore ka siguruar të gjithë tatimpaguesit se asnjë penalitet nuk do të vendoset pa verifikuar çdo rrugë të ligjshme të deklarimit, si atë shkresor ashtu edhe elektronik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.